Në prag të ndërrimit të vitit qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit është luks në tavolina.

Problematika të mëdha janë konstatuar dhe në Fier. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që pula e detit shitet me 1600 lekë kg. Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.

Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.

Përballë këtyre çmimeve tepër të larta shumë blerës janë shprehur se në këtë fundvit gjeli i detit do të mungojë në tryezën e festave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb