NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit:
SPAGETI ME DOMATE DHE ULLINJ
400 gr spageti
400 gr domate në kuti
100 gr ullinj jeshil
5 açuge
1 lgj kaperi
4 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
2 lgj majdanoz
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në një tenxhere me ujë të vluar me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në etiketë.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim për 1 minutë hudhrat e prera në feta së bashku me açuget. Më pas shtojmë domatet e kutisë duke i shtypur ato me pirun, shtojmë pak kripë, ullinjtë së bashku me kaperin. I përziejmë mirë, në fund shtojmë pak majdanoz dhe piper tek salca. Në momentin që salca do të fillojë të shterojë shtojmë një garuzhde me lëng makaronash i japim një valë dhe më pas e trazojmë salcën me makaronat dhe i shërbejmë të ngrohta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
