MADRID 

Edhe pse Spanja me Marokun kanë mos-marrëveshje me njëra –tjetrën në nivel qeveritar, kjo nuk pengon emigrantët marokenë që të shkojnë në shtetin spanjoll.

Anije të mbushura me burra, gra dhe fëmijë bënë kalimin në territorin spanjoll ndërsa shumë të tjerë edhe notonin përtej kufirit. Të paktën 1 500 nga ata që kanë kaluar në Ceuta, një qytet me 85 000 banorë që është i ndarë nga Maroku nga një “gardh” 10 metrash, besohet të jenë adoleshentë.

Autoritetet thonë se kalimet filluan në 2 të mëngjesit të së hënës në zonën kufitare të Ceuta të njohur si Benzú dhe u ndoqën më pas nga disa duzina njerëz pranë plazhit lindor të Tarajal. Drita e ditës nuk i ndalte kalimet, pasi familje të tëra me fëmijë, notonin ose hipnin në anije të vogla, tha zëdhënësi.

Fluksi vazhdoi edhe të martën, megjithëse në një numër më të vogël. Migrantët u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq përpara se të dërgoheshin në një qendër pritjeje, ku u arrestuan, tha të hënën një zëdhënës i policisë.

Muajin e kaluar, rreth 100 migrantë notuan në Ceuta në grupe prej 20 deri në 30 veta. Shumica u dëbuan përsëri në Marok. Enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla kanë kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb