Nga zonja Katerina
Përbërësit

8 speca të rrumbullakët, 300 gr gjizë, 1 spec gogozhare, 1 spec djegës, 2-3 thelpinj hudhër, 4-5 lgj vaj ulliri, 2 domate në fetëza
Kripë, piper, Nenexhik, majdanoz.

Përgatitja

Pasi i kemi larë mirë specat i pastrojmë nga bishti dhe farat.

Në një tas përziejmë gjizën me një spec gogozhare të grirë imët, 2-3 thelpinj hudhër të grira imët, vaj ulliri, kripë, piper, nenexhik dhe majdanoz, I përziejmë mirë të gjitha këta përbërës dhe fillojmë mbushim specat. I vendosim specat e mbushur në një tavë ku mbi çdo spec vendosim si kapak nga një fetë domate. I spërkasim sipër me kripë, piper dhe vaj ullrii dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 -200 gradë Celsius për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: