BRUKSEL- Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi sot se gjenocidi i Srebrenicës ishte një krim i urryer që la shenjë të thellë në Bosnjë-Hercegovinë.

Juncker pohoi se sot nderohen viktimat, ndërsa tha se integrimi europian fillon me drejtësi. “Sot përkujtojmë genocidin e Srebrenicës të vitit 1995. Ky krim i urryer, la shenja të thella në Bosnjë-Hercgovina, la shenja në të gjithë Evropën. Sot, ne nderojmë viktimat, jemi me të afërmit e tyre. Angazhohemi të ndihmojmë që autorët të përgjigjen. Integrimi evropian fillon me drejtësi”, tha Juncker.

Nga ana tjetër apo pohoi se integrimi vazhdon me pajtimin mes kombeve. “Integrimi, me një projekt të përbashkët të paqes, me punë për siguri dhe prosperitet. Përshëndes punën për pajtim e integrim e liderët që përballen me të vërtetat”, pohoi Juncker.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: