Njerëzit fetar të vetmuar ndihen më pak të izoluar apo të depresionuar sesa ateistët e vetmuar, sepse gjejnë mbështetjen në Perëndi, ka zbuluar një studim i ri.

Për njeriun marrëdhëniet janë të rëndësishme që të ndihen të motivuar,m të lidhur dhe të lidhur dhe të japin ndjenjën e një qëllimi.

Hulumtimet e reja nga psikologët në Universitetin e Miciganit tregojnë se, ndër ata që ndihen të vetmuar, ata që besojnë në një kanë më pak gjasa të humbasin vullnetin për të jetuar, sepse besimi i tyre e mbush atë zbrazëti.

Sipas autorit kryesor, Todd Chan, Perëndia mund të shihet si një mik për të gjithë.

Ky është konkluzioni i Chan nga tre studime të veçanta ku u përfshinë 19 mijë e 775 njerëz, që u botua javën e kaluar në Jorunal of Personality.

Çdo person u anketua mbi miqësitë, besimet fetare, ndjenjat e vetmisë dhe ndjenjën e qëllimit apo motivimit.

Për ata që nuk ishin të vetmuar, besimi nuk pati një ndikim të rëndësishëm në nivelet e tyre të lumturisë, ndjenjës së përkatësisë apo qëllimit.

Sidoqoftë, ata që mendoni se nuk kishin shumë miqë, patën përfitime të forta “nga nxitja e fesë dhe kthimi ndaj Zotit… kur nuk kanë lidhje shoqërore mbështetëse”