Elseid Hysaj është mes yjeve të futbollit botëror dhe si të tillë atë e klasifikon tashmë edhe CIES, Observatori i Futbollit, i cili ka bërë një përllogaritje të vlerave të futbollistëve në botë. Sipas studimit me lojtarë të cilët kalojnë vlerën e 40 milionë eurove në 5 kampionatet e mëdha të Europës, Hysaj tani mes 100 më të vlefshmëve.

Futbollisti shqiptar është i 87-i në këtë liste, me një vlerë që sipas CIES kap 45,8 milionë euro. Kjo shifër bën që ai të kalojë emra të njohur të futbollit botëror, ndër të cilët mbrojtësit Alaba dhe Humels të Bajern Mynih; portierin De Gea të Mançester Junajtid; Isko, Rodriguez e Ramos të Realit; Buskets të Barcelonës apo edhe Bonuçin e Aleks Sandron e Juventusit.

Një vlerësim i tillë, sigurisht që pritet të rritë edhe më shumë vlerën ndërkombëtare të Hysajt, i cili shihet që tani si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në futbollin europian.

Studimi i CIES është ndërtuar falë një algoritmi të krijuar pas një analize të thellë prej rreth 2 mijë transferimesh dhe pagesash për to. Këtu përfshihen edhe paraqitja e lojtarit, mosha dhe pozicioni që ka në fushë.

hysaj

Lojtari më vlefshëm sipas këtij klasifikimi është brazilian Neymar, i cili vlen 210,7 milionë euro, i ndjekur nga Dele Alli me 155,1 milionë euro dhe Herri Kejn me 153,6 milionë euro. Lojtari më i ri në listën prej 110 emrash është talenti Kilian Mbape (93 milionë euro), ndërsa më i vjetri është Kristiano Ronaldo (112 milionë euro).PanoramaSport

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: