DURRES- Stuhia e fuqishme që ka përfshirë gjatë natës qytetin bregdetar të Durrësit ka sjellë dëmtime në qytet si dhe ka rrezikuar të përplasen dy vinça në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se si rezultat i furtunës që ka zgjatur rreth 20 minuta, njëri nga vinçat në Portin e Durrësit ka dalë nga shinat dhe është spostuar rreth gjysmë metri.

Vinçat duhet të ishin të siguruar nga autoriteti portual, pasi kanë rrezikuar të përplasin 2 jahte të turisteve të ankoruar në këtë port.

Gjithashtu mësohet se si pasojë e stuhisë janë shkatërruar tabla, vazo lulesh si dhe pemë në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: