Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1-2 fileto pule, 1 filxhan çaji oriz, 1-2 karrota, 2 degë selino, 1 qepë të thatë, 1-2 limona, 1.5-2 litra ujë, 1-2 lgj gjalpë
Kripë, piper, turmeric.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim 1.5 litër ujë, shtojmë orizin, qepën dhe karrotat dhe i lemë të marrin valë 2-3 herë. Më pas shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël dhe selinonë. E lemë supën të ziejë për 20 minuta.

Pasi supa të ketë zier largojmë qepën, shtojmë cipën e limonit së bashku me lëngun e tij. Rregullojmë shijen me gjalpe, kripë, piper dhe turmerik dhe e lemë dhe 5 minuta të tjera në zjarr.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: