Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr kërpudha
2 kunguj të vegjël jeshil
1 karotë
Kocka pule
1 lugë miell
1 e verdhë veze
Lëngun e 1/2 limoni
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Përbërësit

Skuqim kërpudhat me kungujt dhe karotën, shtojmë kockën e pulës dhe i mbulojmë me ujë. I lëmë të ziejnë 20 minuta. Më pas i grijmë. Në një tas rrahim vezën me miellin, lëngun e limonit dhe shtojmë lëng nga supa avash avash që të bëhet lidhja. E shtojmë te supa dhe e ziejmë 10 minuta akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: