Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 racione mish
100 gr kus kus
1 patate
1 qepë
4 lugë vaj ulliri
Një dorë spinaq
1 lugë krem djathi
Kripë/Piper të zi
2 litra ujë

Përgatitja

Ziejmë mishin me ujin sa të bëhet fije fije.
Pataten dhe qepen i presim në kubikë dhe i skuqim në vaj ulliri. U shtojmë lëng mishi herë pas here që të zbuten. I bashkojmë me mishin dhe i ziejmë disa minuta. Më pas shtojmë kus kusin, spinaqin, kremin e djathit, kripën dhe piperin e zi. I gatuajmë për 10 minuta akoma dhe e kemi supën gati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: