Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se nëse Kurti nuk do të diskutohet në takimin e Brukselit për Asosacionin atëhere le mos vijë fare.

Vuçiç dhe Kurti  priten të takohen së shpejti për të shënuar dhe rifillimin e dialogut, por skena duket e nxehtë me kërcënime dhe akuza nga të dyja palët.

Ditën e djeshme Kurti deklaroi se nuk ka për të pasur Asosacion një-etnik në Kosovë, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Vuçiçit.

Sipas Vuçiçit në Bruksel nuk duhet diskutuar për njohjen e Kosovës, por për Zajdenicën.

‘’Nëse Kurti shkon në Bruksel për të diskutuar njohjen e Kosovës, më mirë mos të shkojë. Në Bruksel do të duhej të diskutohej për Zajdenicën.Nëse Kurti mendon se nuk do të diskutohet për Ascoaicionin e Komunave me Shumicë serbe dhe vjen për të diskutuar ‘Republikën e Kosovës’ nuk mund ta pranojmë këtë, s’ka për çka vjen dhe nuk do të duhej të më ftonin në takimin e Brukselit”, ka thënë Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb