Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Hysajt, ky është një skenar i pastër politik, ndërsa theksoi se shumë shpejt Dako do të lirohet. Hysaj tha për News24 se për Dakon do të veprohet njësoj si me rastin e Tahirit.

“Nuk janë të pakta abuzimet e Dakos. Siç është kodra e Currilave, investim gjatë vitit 2015, investim më shumë se 2 mln dollarë. Një tjetër abuzim është Veliera, 9 mln euro, apo sheshi Iliria me vlerë 3 mln euro, që rinovohet çdo vit. SPAK ka kaq shumë shkelje që renditen në faqen e KLSH. Nëse ka një person që hetohet për 8 muaj dhe i lihen 4 ditë kohë që të flasë me bashkëpunëtorët e tij, ky është Dako. Ka prova të forta që ai ka vjedhur vota. Zonja Sako është majoneta e tij, ai është ende në pushtet. Pse u ndërhy në këtë moment dhe jo para zgjedhjeve?! Ne përndiqeshim këmba këmbës se kishin vendosur kamera në të gjithë qytetin. Ky është show mediatik. 48 orë pas lirimit të Tahirit, vjen ‘arrestimi’ i zotit Dako. Ai nuk ka pranuar që të bëhet ky arrestim në qytetin e tij, por ka pranuar që të vetëdorëzohet. Qetësia me të cilën ai është arrestuar, është qesharake. Mendoj se si në rastin e zotit Tahiri, do të kalojmë te ‘detyrim paraqitje’ ose do të vazhdojë me ‘arrest shtëpie’”, tha Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb