NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2-3 kunguj të njomë të trashë
300 gr bizele
6 degë borzilok
200 ml pana
1 bagetë
70 gr djath
2 lgj feta bajame
Kripë, piper izi
Pergatitja
Presim kungullin e njomë në feta rrumbullake me trashësi 0.5 mm dhe e vendosim në ujë të vluar me kripë për vetëm 1 minutë. Më pas i kullojmë dhe i thajmë mirë.

Po në të njëjtën tenxhere pasi heqim kungujt vendosim bizelet dhe i lemë të ziejnë për 2 minuta.

Vendosim në një enë bizelet, panën, gjethet e borzilokut, kripë dhe piper të zi dhe të gjithë këta përbërës i kalojmë në blender dore duke i kthyer në pure.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtojmë në të purenë e bizeles duke e niveluar mire si bazë. Presim bagetën në feta dhe çdo fetë bagete e bashkëngjisim me një fetë kungulli dhe i vendosim njëra pas tjetrës si tjegulla mbi të gjithë sipërfaqen e tavës duke i ngjeshur që maja e fetës të shkojë deri në fund të tavës. Grijmë djathin dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen dhe në fund e pudrosim me bajamet feta. E vendosim tavën në furrë (në zgarë) ne temperaturën 180 gradë Celsius për 5-10 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: