Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr mëlçi pule, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 1-2 speca, ½ gotë verë, 2 filxhanë oriz, 5 filxhanë lëng mishi, Vaj ulliri
Kripë, piper, Majdanoz për servirje.

Përgatitja

Kaurdisim qepën dhe hudhrën dhe sapo të zbuten dhe bëhen transparente shtojmë specat. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta duke shtuar më pas melçitë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi melçitë të jenë kaurdisur pak i shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë orizin.

E kalojmë më pas gatimin nga tigani në një tavë ku shtojmë dhe lëngun e mishit dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: