Mediat e huaja i kanë bërë jehonë ngjarjes së ndodhur në Gramsh, ku dy ushtarë brenda një uzine armësh u sulmuan nga tre shtetas me origjinë ruse dhe ukrainase.

Prestigjozet “Reuters” dhe The Gurdian kanë pasqyruar të parat ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shqipëri duke iu referuar burimeve zyrtare të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes dhe mediat shqiptare.

Gjithashtu nuk kanë munguar as shkrimet nga mediat ruse dhe ato greke.

ARTIKULLI NE REUTERS
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar të shtunën se dy ushtarë u plagosën në përpjekje për të ndaluar dy rusë dhe një ukrainas, të cilët tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake në Shqipërinë e Mesme.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, tha ministri.

“Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin, por gjatë përpjekjeve të tyre për të ndaluar tre shtetasit e huaj kanë lënduar dy ushtarët tanë”, tha ministria, duke shtuar se ushtarët janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se tre shtetasit e huaj u arrestuan. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat janë “të dyshuar për spiunazh”.

Ministria e Mbrojtjes tha se njëri prej të arrestuarve, i identifikuar vetëm si shtetasi rus M.Z., 24 vjeç, ka hyrë në territorin e uzinës së Gramshit dhe po përpiqej të bënte foto. Mësohet se burri përdori një lloj sprej kundër ushtarëve ndërsa përpiqej të arratisej pasi u ndalua nga rojet.

Dy të tjerët, një grua ruse e identifikuar si S.T., 33 vjeç dhe një ukrainas F.A., 25 vjeç, u arrestuan gjithashtu në afërsi.
Shumë turistë rusë dhe ukrainas vizitojnë Shqipërinë përgjatë pushimeve verore. Baza ushtarake e Gramshit është më shumë se 70 kilometra larg plazheve.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, Gramshi u përdor për prodhimin e pushkës së tipit rus AK-49.

Sipas webside-s të ministrisë, uzina tani merret me prodhimin e lëndëve për industrinë e mbrojtjes, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: