Tekniku i Bolognas, u shpreh i kënaqur nga skuadra pas triumfit 1-3 ndaj Romës.

Jam shumë krenar që jam trajneri i Bologna-s, që kam këta lojtarë të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, por edhe të fitojnë ndeshje si kjo ndaj Roma-s. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje delikate, por e kishim studiuar dhe besoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe. Jam i lumtur me të gjitha repartet. Skuadra bënë gjithçka që unë kërkoj, të gjithë ndihmojnë. Championsi? Sot mendoj vetëm për atë që bëmë në “Olimpico”, dua ta shijoj këtë moment. Gjithçka tjetër do të vijë në kohën e vet, e tashmja jonë është shumë e bukur dhe në këtë moment të mendosh për diçka tjetër nuk ka vend.” – tha Thiago Motta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: