Ish i dërguari special i SHBA për dialogun ndërmjet mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut.

Mediat serbe raportojnë se ai po zhvillon takime me përfaqësues të Listës Sërpska, mes të cilëve kryetari Goran Rakiç, nënkryetari Igor Simiç, si dhe ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç.

Takimi vijon ende, ndërkohë që sipas Listës Sërpka ai është mbajtur i fshehtë për qëllime sigurie.

Pas takimit, kryetari Rakiç në një konferencë për mediat ka shprehur sërish kërkesat, plotësimi i të cilave do të mundësonte që partia më e madhe e serbëve të Kosovës të marrë pjesë në zgjedhje.

Rakiç tha se përfaqësuesit politikë dhe populli serb në veri kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të vendit.

“Dhe sigurisht, kushti i të gjitha kushteve është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb