Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar sot pasdite presidentit turk Tagip Erdogan.

Mitsotakis ka shprehur sërish ngushëllimet e thella për viktimat dhe solidarizimin me popullin e prekur ndërsa ka shprehur gatishmërinë e Greqisë në çdo moment për ndihmë të menjëhershme, përveç ekipit që është nisur sot në mesditë, duke lënë të hapur një tjetër mision shpëtimtar për përballimin e pasojave të tërmeteve të fuqishme.

Nga ana e tij presidenti turk Erdogan e ka falënderuar kryeministrin grek për reagimin dhe ndihmën e menjëhershme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: