Tesla Inc mori një miratim të kushtëzuar të premten për fabrikën e saj gjermane pranë Berlinit, tha shteti i Brandenburgut, duke i dhënë fund muajve të vonesës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ‘gigafabrika’, e cila është thelbësore për ambiciet e shefit ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, për të mposhtur liderin e tregut evropian Volkswagen, fillimisht ishte menduar të hapej verën e kaluar.
Prodhuesi më i madh gjerman i automjeteve ka përparësinë në Evropë, me një pjesë prej 25 për qind të shitjeve të automjeteve elektrike (EV) ndaj 13 për qind të Tesla-s.

Megjithatë pioneri i makinave elektrike me bazë në SHBA nuk do të fillojë menjëherë prodhimin.

Së pari duhet të vërtetojë se plotëson kushte të shumta, duke përfshirë përdorimin e ujit dhe kontrollin e ndotjes së ajrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb