Vitet kalojnë, futbolli ndryshon dhe Leonardo Bonucci nuk është më nga lojtarë që s’largohen dot nga Juventus. Tifozët e duan qëndrimin e tij në Torino, por Allegri dhe drejtuesit do pajtoheshin edhe me një largim të mundshëm të mbrojtësit, pasi nuk është në plane. Alessandro Lucci, agjenti i futbollistit ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

“Unë po dëgjoj shumë thashetheme për Bonuccin, por vullneti i tij kryesor është të qëndrojë në Juventus. Ai është një futbollist i klasit botëror. Nëse lojtari do jetë pjesë e merkatos, ne do të shqyrtojmë vetëm mundësitë e duhura dhe do të kërkojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë” – Tha Lucci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: