Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Tajvan. Raportohet se 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 700 të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar. Aktualisht ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren, në kërkim të të mbijetuarve.

Tërmeti që ndodhi të mërkurën ishte më i forti në 25 vite, ndërsa lëkundjet ishin me magnitudën 7.4. Rreth 50 pasgoditje u regjistruan gjatë natës, disa prej të cilave u ndjenë deri në Taipei. Ekipet e shpëtimit thanë se rreth 400 personat e bllokuar në një hotel luksoz në Parkun Kombëtar të Grykës Taroko ishin të sigurt dhe helikopterët po evakuonin të plagosurit dhe po u dërgonin ushqim të tjerëve.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 700 njerëz kanë mbetur të bllokuar në tunele ose në zona të izoluara. Kujtojmë se në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi 2,400 viktima në fatkeqësinë më të madhe në historinë moderne të Tajvanit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: