I nxehti mbi 30 gradë në Tiranë ka risjellë rrugët e boshatisura këtë të diel. Shumica I janë drejtuar plazheve apo zonave të relaksit përqark kryeqytetit, ndërsa ato që kanë mbetur kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur vapën e mesditës. Ata që nuk bëjnë pushim janë dasmorët dhe karvanet e tyre që për një moment na sjellin trafikun e ditëve të tjera.

Në këtë hapësirë gjen mjaft turistë të huaj. Nga Kolumbia, Hungaria apo Austria, ato kanë zgjedhur kryeqytetin këto ditë për të vizituar siç thonë, muzetë, monumentet e kulturës dhe shijuar ushqimin e shijshëm.

Këta turistë (shihen duke hequr këpucët e futur në xhami) janë duke vizituar xhaminë e “Et’hem Beut”. Siç e kërkon rregulli, ata heqin këpucët në hyrje të vendit të shenjtë dhe vijojnë me ritet e nevojshme.

Qytetarët shqiptarë nga ana tjetër, u shprehën se do të shkojnë për pushime, e padyshim një nga plazhet më të frekuentuara do të jenë gjiret e Adriatikut, me Golemin në krye të preferencave të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: