TIRANE- Një efektiv policie është aksidentuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Dinamo” teksa motori me të cilin lëvizte polici rrugor është aksidentuar nga një automjet “Taxi”.
Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(e.s/BalkanWeb)