Një rekord i ri negativ u shënua sot në rastet e konfirmuara me koronavirus në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6909 raste të reja me Covid-19.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 48, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 16200 viktima.

Rekordi i ri pason një seri rekordesh negative që filluan të shtunën e kaluar dhe tregon se përhapja në komunitet është më e madhe se kurrë gjatë pandemisë.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb