Pas peripecive të shumta që i erdhën kohët e fundit, deputeti socialist i Shkodrës vendosi që të bëjë përpara. Rubrika ‘Bulevardi politik’ tek gazeta Shqiptare citon sot se pas mbylljes së problemeve me drejtësinë, Doshi filloi të merrej me fushatën elektorale të PS-së në Vaun e Dejës, duke mbështetur kandidatin e majtë atje, pavarësisht se ky i fundit nuk fitoi. Ditët e fundit në gazetat sportive të gjithë kanë lexuar se deputeti i pavarur Tom Doshi mund të jetë presidenti i ri i Vllaznisë. Sipas lajmeve të faqeve sportive, Doshi do të jetë president i klubit shkodran të futbollit. Kjo ka xhelozuar kolegët e tij të politikës, të cilët e shohin këtë si një lloj mase që Doshi po merr para se të vijnë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: