Nga zonja Katerina
Përbërësit

300 gr kadaif, 70 gr fistikë ose arra, 100 gr gjalpë

Sherbeti:
1 filxhan sheqer, 1 filxhan ujë, 5-6 trëndafila të aromatizuar

Kremi:
500 gr djath të shkrirë, 250 gr pana pastiçerie, ½ filxhan sheqer, 2 bustina vanilje

Për servirje:
Gliko qershie ose fruta pylli

Përgatitja

Hapim kadaifin në fije dhe e shtrojmë në dy tava të vogla me diametër 25 mm. E spërkasim kadaifin me gjalpë dhe arra dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 140 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë rrahim panën e pastiçerisë dhe e përziejmë me djathin e shkrirë, sheqerin dhe vaniljen. Kremin e përgatitur e vendosim në një qeskë pastiçerie dhe e lemë në frigorifer të ftohet.

Më pas përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet.

Pasi kadaifi të jetë pjekur, presim sa të bie pak temperatura dhe e sherbetosim.

Pasi kadaifi ta ketë përthithur mirë sherbetin dhe te jetë ftohur fillojmë montojmë tortën. Vendosim bazën me një shtresë kadaif, më pas vendosim kremin e përgatitur, shtresën e dytë të kadaifit, përsëri krem dhe në fund e dekorojmë me gliko qershie.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb