Viti 2020 ka regjistruar shumë momente të bukura, por dhe trishtuese për Italinë. E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka renditur 10 momentet më të rëndësishme të këtij viti për futbollin europian dhe italian.

  1. Imobile i Artë

Italiani rivalizoi deri në fund për “Këpucën e Artë” Robert Levandovskin e Bajernit. Edhe pse polaku realizoi 55 gola në 47 ndeshje për këtë vit duke fituar plot 5 trofe, sulmuesi i Lacios arriti ta parakalonte me 36 gola në kampionat duke u bërë italiani i tretë pas Luka Tonit dhe Françesko Totit.

“Këpuca e Artë për mua është si ‘Topi i Artë’”, deklaroi Imobile, i cili arriti të frentonte hegjemoninë Mesi-Ronaldo për këtë çmim.

  1. Mesazhi i lojtarit të Sasuolos për të gjithë botës pas shpërthimit të pandemisë

Në sfidën e 9 marsit Sasuolo-Breshia, sulmuesi i Sasuolos Çiço Kaputo shënoi dhe publikoi mesazhin “Qëndroni në shtëpi, do të shkojë mirë” për të gjithë botën në kohën, kur koronavirusi ishte përhapur në Europë dhe kishte filluar karantina. “Ishte ideja e gruas sime, Ana. Më kërkoi që të bëja diçka”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. Fama e Ibrahimoviç

Rikthimi i Ibrës në pjesën kuqezi të Milanos solli një ndryshim të paimagjinueshëm te Milani ku brenda vitit, skuadra e sheh tashmë veten nga dështimi drejt lavdisë. Fjala “titull” po përmendet shpesh tashmë mes tifozëve të Milanit. Me 22 gola në 30 ndeshje, Ibra i ka dhënë Milanit fytyrën që të gjithë e kishin harruar. “Në futboll ose ha, ose të hanë. Unë kam zgjedhur të ha”, shprehet suedezi.

  1. Vdekja e Maradonës

Momenti më i rëndë në historinë e futbollit. Diego vdes në shtëpi pas një operacioni të rrezikshëm në tru. Ndarja e papritur nga jeta e gjeniut të futbollit hidhëroi mbarë botën për javë e muaj të tërë, mbase dhe për shumë kohë të tjera.

  1. Vdekja e Paolo Rosit dhe mesazhi i gruas së tij

Heroi i italianëve në Kupën e Botës 1982 u nda nga jeta pak kohë pas vdekjes së Maradonës. Për Italinë ishte një tragjedi me përmasa kombëtare. Rosi vdiq në moshën 64-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. “Në momentin që po vdiste e shtrëngova fort. I thashë: ‘Shko, lër vetëm trupin tënd’ “, tregonte gruaja e “Pablitos” Federika Kapeleti.

  1. Hansi Flik dhe viti i tij

I ardhur pa shumë pritshmëri, ish-asistenti i Joakim Lëvit te Gjermania, pushtoi Gjermaninë dhe Europën brenda pak muajve duke triumfuar me 5 trofe në mënyrë absolute.

  1. Mesi kërcënoi me largim nga Barcelona

Vera e këtij viti do të kujtohet gjatë për “luftën” mes Lionel Mesit dhe Barcelonës pas dështimit katastrofal të sezonit 2019-2020. Nëpërmjet një mesazhi, “Pleshti” kërcënoi klubin e tij me largim, ndërsa çështja përfshiu dhe La Ligan që detyroi argjentinasin të sprapsej. Megjithatë, dëmi u shkaktua dhe pak kohë më vonë, Josep Maria Bartomeu u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës për shkak të pakënaqësisë së tifozëve katalanas për menaxhimin e klubit dhe kërcënimit të Mesit.

  1. Klop nuk është virolog

Pas një ndeshjeje në kampionatin anglez me Çelsin, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop refuzoi të përgjigjej se çfarë mendonte për Koronavirusin duke thënë se nuk është një specialist i fushës.

  1. “Atalanta, është Italia!”

Pas eliminimit të pabesueshëm të Valencias me 8 gola në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini lëshoi frazën epike duke e konsideruar ekipin e tij si përfaqësueen e Italisë.

“Atalanta është si ekipi kombëtar. Është diçka e jashtëzakonshme që e gjithë Italia na mbështet”, shprehej Gasperini.

Bergameskët ishin fare pranë lavdisë kur për pak iu afruan gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori, por PSG-ja ia prishi ëndrrën.

     1. Rajmond Domenek, ‘dhelpra dhe rrushtë’

Francezi kontravers është kthyer në punë pas 10 vitesh pushim. Ish-nënkampioni i botës me Francën në vitin 2006 dhe që dështoi në mënyrë skandaloze 4 vite më vonë në Afrikën e Jugut u emërua së fundmi trajner i Nantës.

I njohur për thëniet “është legjenjë që italianët kanë trajnerët më të mirë në botë”, si dhe thumbimi për Atalantën para ndeshjes me PSG-në “që nuk dinë të mbrohen” e kanë kthyer Domenekun në një trajner jo shumë të pëlqyer.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb