GREQI

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme (16 shtator) në lindje të Selanikut.

Një burrë, i cili kishte qëllim të vetëvritej u hodh nga mbikalimi dhe shkaktoi plagosjen e një 28-vjeçari. Ky i fundit ishte mbi një moto-çikletë, shkruajnë mediat mediat greke.

Shoferi i motorit u plagos duke u përpjekur që të shmangte burrin që u hodh sipër tij. Ai u dërgua në spital, pasi ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por është jashtë rrezikut për jetën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb