Ekipi i Kukësit do të ketë trajner një serb. Mladen Milinkoviç do të prezantohet sot por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve kuksianë. Ata e quajnë të neveritshme duke iu referuar faktit se Serbia kërkon të burgosë Ballist Morinën.

Milinkovic ka lënë Luftëtarin dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.

Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.

“Ata duan ta fusin në burg heroin tonë… ne emërojmë tranjer, birin e tyre! E neverishtme!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto të Ballist Morinës dhe të teknikut serb.

tifozat kuksiane 2

Por edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.

 

tifozat kuksiane fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb