Një shqiptar dhe dy grekë u dërguan të plagosur në orët e para të mëngjesit në spital, me shumë mundësi pas një përplasjeje të përgjakshme të armatosur në Peristeri.

Konkretisht, në orën 4:00 të mëngjesit, një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, pasi kishte marrë tre plagë plumbi.

Rreth orës 5:30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në Spitalin Thriasio, njëri prej tyre kishte një plumb në kyçin e këmbës dhe tjetri një goditje të rëndë në kokë. Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: