Tregtarët e Tregut Industrial në Berat protestojnë përpara bashkisë për pagën e luftës. Tregtarët:-“Jemi mbyllur që në 12 Mars dhe nuk kemi përfituar asgjë. Të hapet urgjent tregu që të fillojmë punën se jemi pa bukë”.

Tregtarët e Tregut Industrial në Berat kanë protestuar sot përpara bashkisë së qytetit. Rreth 30 tregtarë janë mbledhur përpara institucionit të bashkisë për të kërkuar pagën e luftës.

Sipas tregtarëve, ata nuk kanë përfituar asnjë mbështetje financiare nga qeveria, edhe pse Tregu Industrial në Berat është mbyllur që në 12 Mars.

Tregtarët deklarojnë se, edhe pse kanë aplikuar, ata nuk janë përfshirë në bizneset që marrin pagën e luftës, sepse janë tregtarë ambulantë.

Tregtarët deklarojnë se prej vitesh paguajnë rregullisht taksat dhe sigurimet dhe si një biznes familjar është i vetmi burim jetese që ata kanë.

“Ne jami të falimentuar”, shprehen tregtarët, që tashmë kërkojnë hapjen e menjëhershme të tregut për të filluar punën.

Tregtarët janë në pritje të një takimi me përfaqësues të bashkisë, për të gjetur një zgjidhje për hapjen e Tregut Industrial dhs rifillimin e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb