Kurbini është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. Dy persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Milotit, por më pas një prej tyre ka ndërruar jetë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ka mbetur i plagosur Ylli Brahimi dhe Klisman Prençi, ky i fundit ka ndërruar jetë pak minuta më pas.

Atentati ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së 46-vjeçarit Brahimi.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në 13 janar të vitit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb