Luizi gëzon shëndet të plotë. Kështu ka deklaruar një mjeke në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo sqaroi gjatë një lidhje live për spektaklin e Big Brother Vip se këngëtari ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka rezultuar se gëzon shëndet të plotë.

Mjekja: Luizi është paraqitur më gëlbazë me gjak, 3 episode. Ekzaminimet e tregojnë normale. Pas skanerit, nuk rezultojnë probleme edhe EKG normale.Tani i rekomandohen vetëm antibiotikë.

Ndërkohë opinionistët e kanë dënuar veprimin e Luizit.

“E para shyqyr s’ka gjë. e dyta; e frikshme, dhe e treta e turpshme. Si manipuloi një Shqipëri të tërë! Hera e parë që një njeri e tillë manipulon një situatë kështu.”, tha Arbri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: