Prodhuesi gjerman i veturave “Mercedes” është “turpëruar” prapë, pasi zbulohet se ka një hendek të madh mes harxhimit të karburantit në rrugë dhe rezultatit laboratorik për veturat e saj, në 54 për qind të rasteve.

“Mercedes A” dhe “E Class” djegin 54 për qind karburant më shumë në rrugë, krahasuar me nivelin që ata pohojnë kur i shesin, sipas raportit të “Transport and Environment’s Mind the Gap”.

“Mercedes” është prodhuesi më i keq i makinave në këtë pikëpamje, me “C Class” që po ashtu harxhojnë 54 për qind karburant më shumë se sa pretendohet, krahasuar me Passat e Volkswagen, që harxhon 46 për qind më shumë.

“Audi” është brendi i dytë më i keq, pasi makinat e tij harxhojnë 49 për qind karburant më shumë se sa pretendohet.

Në përgjithësi, shumica e markave të makinave kanë një hendek prej më shumë se 40 për qind.

“Peugeot” harxhojnë rreth 45 për qind, “Toyota” rreth 43 për qind, e “Volkswagen” rreth 40 për qind, më shumë karburant se sa pretendohet nga kompania.

Më poshtë janë po thuajse të gjitha brendet botërore të makinave, të treguara me përqindje se sa harxhojnë nga niveli që ata pretendojnë.

20161222101517606

20161222101511800

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: