Pamjet e xhiruara të dielën nga një banor i Hopas tregojnë fuqinë e stuhisë së borës. Befasuese dhe spektakolare këto pamje janë realizuar në time-lapse.

Pamjet e xhiruara dhe të postuara në Twitter, vijnë nga Turqia. Një re e madhe dëbore vjen nga Deti i zi dhe përfshin të gjithë qytetin e Hopa.

Video është filmuar dhe postuar në rrjetet sociale nga një banor i qytetit, Sefa Yasar, që ka ndarë pamjet duke komentuar: ’Ishte e frikshëm por në të njëjtën kohë një mrekulli e natyrës”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb