Detaje të reja kanë dalë në dritë nga gjetja e trupit të pajetë në rezervuarin e Gjançit, të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb”, se më datë 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. I akuzuar për zjarrvënie të pronës, 25-vjeçari ka djegur tre makina pranë një qendre tregtare.

Burime për gazetaren Kodra, bëjnë me dije se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmon se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Policia shprehet se po punohet për sqarimin e të gjithë dinamikës së ngjarjes së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb