Zbulohet emri i personit të arrestuar të mërkurën në Prevezë si pjesë e grupit të shqiptarit “Esko” të goditur nga policia greke disa ditë më parë, të akuzuar për grabitje të armatosur dhe shpërndarje narkotikësh. Shqiptari i arrestuar është Aleksandër Dhimitër Pepa, 32 vjeç me origjine nga Fierza e Belshit.

Pepa u arrestua në Prevezë bashkë me të dashurën e tij 27-vjeçare me shtetësi greke e kombësi shqiptare, me pseudonimin “Pipila”. Policia i arrestoi ata në baze të urdhër arrestit të leshuar nga Athina, por iu gjeti gjatë kapjes 1 automatik “Scorpion”, 2 krehra, 50 fishekë, 1 fenelinë, 1 automjet, 3 celularë, 535 euro dhe rroba për grabitje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pepa rezulton të jetë arrestuar në vitin 2011 bashke me “Pipilën” atë kohë 16 vjeç si dhe 4 shqiptarë të tjerë, të akuzuar si “Banda me kallashnikov” për shkak të disa grabitjeve me armë, por edhe dhunës seksuale ndaj dy prej viktimave të grabitjeve. Policia ndërkohë në banesën e 27-vjeçares ka gjetur edhe shkrime të mediave për arrestimin e grupit ne 2011, të cilat e reja mendohet se i mbante si kujtim.

Ndërkohë një prej shqiptarëve që ndiqet penalisht për këtë çështje është edhe një tjetër pjesëtar i “Bandës me Kallashnikov”, konkretisht Ermir Bilbil Meta, 31 vjeç nga Çorovoda.

Whatsapp Image 2022 10 01 At 08.05.21
Whatsapp Image 2022 10 01 At 08.05.21

Meta ka folur për mediat greke duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me grupin kriminal, por vetëm ka takuar një prej të akuzuarve, i cili është shok i vjetër i tij. “Unë nuk kam kryer asnjë grabitje, për ato që kam bërë më parë e kam vuajtur dënimin. Thonë që më akuzojnë se kanë vënë re shtatlartësinë e një prej autorëve në grabitje që është e njëjtë me timen por nga ata që akuzohen, 10 prej tyre kanë të njëjtën shtatlartësi me mua”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb