Një nga personazhet e mbrëmjes së djeshme mes Italisë dhe Belgjikës ishte Leoanrdo Spinazzola, i cili doli nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve nga një dëmtim në tendinë.

Natyrisht, Italia dhe Roma janë në ankth për të. Ai u vizitua nga Dr.Ferretti dhe stafi i tij, pastaj u kthye në Coverciano së bashku me shokët e ekipit kombëtar.

Lojtari i Romës do t’iu nënshtrohet testeve instrumentale sot, ndërkohë që donte të dërgonte një mesazh për fansat nga rrjetet sociale:

“Për fat të keq, të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon. Me këtë grup të shkëlqyeshëm asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb