Besnik Hasi prej disa javësh është një trajner pa kontratë pas largimit nga klubi grek i Olympiakosit. Në drejtim të tij sipas raportimeve kanë mbërritur një sërë ofertash, por ish-futbollistin e kombëtares po e intrigon së fundmi edhe një përfaqësuese me emër në europë.

45-vjeçari po kërkohet nga Austria për të zëvendësuar teknikun aktual Marcel Koller, raporton “panorama sport”.

Menaxheri i Kombëtares së Austrisë, Petër Shëtel ka përpiluar një listë me alternativat e mundshme për trajner dhe ka nisur kontaktet e para edhe me teknikun kosovar. Megjithatë nuk dihet nëse bisedimet do të finalizohen me një marrëveshje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb