Romeo Beckham shijoi disa orë me lojtaren e PSG-së Jordyn Huitema, vëllain e tij Cruz dhe të dashurën e tij Tana Treloar në Disney në Florida të martën.

Futbollistit, 19 vjeç, iu bashkua lojtarja e PSG-së, Jordyn, 21 vjeç, e cila u nda nga i dashuri i saj, ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies në maj, pas pesë vitesh lidhje. Jordyn që atëherë ka krijuar miqësi me Romeon, i cili ka treguar mbështetjen e tij duke ‘pëlqyer’ shumicën e postimeve të fundit të Jordyn në Instagram.

Romeo nuk ngurroi të postonte foto e video në Instagram. Jordyn ofroi gjithashtu një pasqyrë ntë udhëtimit të tyre ditor dhe postoi një video të Cruz dhe Tana së bashku përpara Kështjellës së Hirushes në Mbretërinë Magjike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Romeo u nda nga e dashura e tij prej tre vitesh Mia Regan muajin e kaluar. Sipas ‘Daily Mail’ çifti u nda për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre të punës, me Romeon që kalonte pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara ku po vazhdon karrierën si futbollist. Një burim i tha MailOnline: “Në thelb, marrëdhënia në distancë në moshat e tyre të reja pati ndikimin e saj. Romeo dhe Mia janë të dy të rinj të bukur, ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe familja Beckham e do Mian. Ajo po vazhdon të bashkëpunojë me Victoria Beckham përmes punës së saj, por fatkeqësisht Romeo dhe Mia nuk janë më bashkë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb