Një 38-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi u përfshi në një aksident, ndërsa rezultonte i dehur në timon.

Ngjarja ndodhi në Shkodër.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin K. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. S., 34 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: