TIRANE

Reperi i njohur, Fero, u zhduk nga rrjetet sociale. Ai e mbylli “Instagram-in” duke i bërë të gjithë kureshtarë se çfarë kishte ndodhur me të. Mirëpo, e gjitha ka një arsye.

Prive mëson se Fero ka vendosur të shkëputet nga llogaritë e tij online e çdo dalje publike, për shkak të albumit që është duke e punuar.

Fero ndodhet momentalisht në Kosovë, duke punuar për realizimin e albumit të tij tê dytë.

Kujtojmë se ditët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij me Arbenitën, që me sa duket dyshja i ka dhënë fund. Megjithatë e gjitha mund të jetë diçka momentale, ashtu si ka ndodhur edhe më parë me çiftin e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: