Ish-infermieri i Urgjencës Kombëtar, Frrok Bardhi, i njohur për deklaratat e tij të forta, ishte i ftuar këtë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV, ku foli për temën “Guximi për të thënë të vërtetën, a i meritojmë heronjtë?”

Ai tha se skema e patronazhsitëve në Urgjencën Kombëtare ka funksionuar që prej vitit 2017. Ndërkohë, ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se punëson njerëz që nuk janë të fushës në spital.

“Mua më kanë zëvendësuar me një kuzhiniere. Shokët më iknin nga FB, më fshinin më bënin bllok. Sjelljen e mjekëve të Urgjencës dhe infermierëve që deri në momentin që u shtuan e u tejmbush Urgjenca me lloj lloj shoferi pijanec, kanë qenë njerëz me integritet.

Fillimisht më mbështetën, çdo ditë që kalonte më logoheshin se kishte patronazhistë që në 2017. Një fakt i çuditshëm. Mua më ndiqnin qoftë në kafe, qoftë kur vija nga shpia kishte një njeri që më dilte para me makinë të më merrte për punë, që të shikonin çfarë do thoja, qoftë dhe në tualet.

Dy-tre miqve të mi i thosha ka njerëz që më ndjekin, më vijnë nga pas. Më thoshin çfarë janë këto paranoja. Unë patronazhizmin e kam kuptuar që asokohe, spt është më keq gjendja se sa kur kam qenë unë.

Ata kanë blerë disa ambulanca por atje ka njerëz që nuk dinë t’i përdorin. Atje kanë nisur punë si infermier pompista.

Mua më kanë zëvendësuar me kuzhiniere. Infermierja kuzhiniere vjen nesër e më bën mua gjilpëra. Ata kanë privatizuar Shqipërinë, nuk na lënë të flasim. Nuk e di deri kur do durojë ky milet”.

Të tjerët i mirëkuptoni që nuk ju vijnë pas?

Frrok Bardhi: Të tjerët janë gjysma persona që nuk e kanë në gjak, unë e kam pas babain në luftë ne Çamëri, një pjesë tjetër janë të paaftë. Aty ka njerëz që nuk dinë të bëjnë gjilpërë, ata janë skllevër, nuk i mirëkuptoj, ai lë vëllain e vet të vdesë.

Unë kam denoncuar vdekjen e ish zv ministri të brendshëm një muaj pas rasti që zoti Muka e përmend e historia ka ardhur që, ish deputet i PS, se këta nuk janë as socialista, e ka takuar një miku im e i ka thënë ore kam takuar atë djalin që ka denoncuar vdekjen e vëllait tënd e i ka thënë a i shkreti ka të drejtë më erdhën pa defribilator urgjenca po ca të bëjmë ne.

Unë nuk mund të pranoj që vëllai im të vdesë për një shërbim që cdo ditë propagandohet dhe nga kryeministri. Aty ka militantë.

Në Shkodër di një rast që 50 metra larg ka qenë ambulanca, personel personi dhe i ka vdek gjyshja s’i ka shkuar ambulanca për tre orë. Ata kanë privatizuar Urgjencën. Unë skllevërit nuk i dua./ PanormaTV

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb