GJERMANI- Një grua është bërë objekt talljesh në internet, pasi ka postuar një selfie të vetullave të saj të tatuazh. Mandy Lamrini nga Berlini, ndau foton e saj me fansat ndërsa dukej mjaft e kënaqur.

Mandy, e cila ka edhe tatuazhe të tjera në qafë dhe trup ndau emocionet e këtij tatuazhi të ri duke shkruar: “Janë ende të freskëta, vetullat e vjetra mbeten pas. Jam shumë e kënaqur”.

Ka mjaftuar kaq, që ndaj vajzës të nisë një varg komentesh me kritika. Kishte nga ata që arritën deri aty sa t’i quanin vetullat e saj të “tmerrshme”. Një tjetër i thoshte: A je mirë nga trutë?

Por nuk munguan as ata që e përdorën foton e vajzës si montazh, herë e shfaqnin si një ujk, e herë si një shqiponjë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb