Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ deklaroi se në Shqipëri është e lehtë që të ndërtosh një fabul kriminale. Teksa u ndal tek video që u publikua dje në media ku shihej një person teksa pinte kokainë në një lokal, që mendohet se është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, Vasjari pohoi se lajmi nuk është ky, por vet Partia Socialiste, që sipas tij duhet të futet në një përballje elektorale.

Ai pohoi se PS duhet të marrë përgjegjësitë nëse provohet që kryebashkiaku ka pirë kokainë pas marrjes së detyrës. Zgjidhja e vetme për Vasjarin janë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

“Diskutimi është nga t’ja nis. Në Shqipëri është e thejsht që të ndërton një pazëll kriminal dhe atje ku nuk është. Mbas kësaj video fshihet një tjetër grup kriminal. Është e thjesht të ndërtosh një fabul kriminale. Unë mendoj se kjo fabul, kjo histori, kjo narko-story është më elegantja, më e padëmshmja. Ç’është ai? Është kryetrari bashkie që prezumohet se ka thithur kokainë në një mjedis X dhe në një kohë X dhe status X. Nëse ka të dhëna se ai e ka thithur….”, tha Vasjari.

Ndërhyn Sokol Balla: Sipas Artan Hoxhës pamjet janë bërë pasi kryebashkiaku ishte mandatuar pas 5 gushtit të 2019

Vasjari: Unë për vete kam nevojë që t’i kem këto elemente sepse nëse është ashtu siç thotë Hoxha, që bëhet fjalë për një video që është filmuar këto muaj, pasi ai është shpallur kryetar bashkie, këtu çështja është e qartë. S’ka çka të diskutojmë më ne. Deri kur si kam këto të dhëna, me këto duhet të merret SPAK. Ne edhe pa e pasur zotin Alla si fabul sot, ne mund të flisnim lidhur me kriminialzimin e sistemit dhe politikës. Që Shqipëria ka një problem të madh lidhur me infiltrimin e krimit në jetën politike, kjo nuk vihet në diskutim nga asnjë. Unë nuk shkoj ën kuotën e Lubonjës, që infiltrimi i krimit ka ndërtuar shtetin e tij, s’mund ta them. Në këtë kuptim unë them që mos ta lë pa emër se çka ka ndodhur, unë them se lajmi nuk është me që një zyrtar i PS ka thithur drogë. Për mua lajmi është vet PS. Është vet PS pasi rastet e zyrtarëve në legjislaturën e kaluar, kryetarë bashkish, dalin me një profil problematik ligjor. Kjo ngre pyetjen mbi PS si strukturë. Nëse ky zotëri e ka thithur drogën në këtë periudhe, sigurisht që përgjegjësia e tij është personale. Se Rama s’do ruaj se mos një kryetar bashkie i tij pinte kokaine. Aty kemi komprometimin e një personi të zgjedhur. Kjo është video që lidhet më të shkuarën e zotit Alla, apo lihet me periudhën kur ai ka qenë kryetar bashkie. Po e tejkaloj zotin Alla, pasi i qëndroi prezumimit të pafajësisë. Nëse ai vërtetohet nga SPAK se ajo video nuk është montazh, nëse provohet, PS mbas këtij rasti, duhet të marrë një vendim të madh. Unë nuk i shikoj asnjë alternativë tjetër, përvese pranimit të PS që të futet përmes një ligji elektoral, në një përplasje të ndershme politike në alternativën e saj. Mund të legjitimojë PS. Nëse do të vijojë ta trajtojë këtë rast të izoluar, personal që s’ka lidhje me PS, duke mos reaguar qartësisht. Pasi ka pasur raste të tjera. Nëse vërtetohet që ai ka konsumuar drogë, nëse është i zgjedhur i PS, atëherë unë them se jemi në rrethana tipike se shumë rastësi përbëjnë domosdoshmëri. Më kanë thënë që ka dhe të tjerë, madje me thonë për një që është i rëndësishëm. Nuk do doja që të degradonim sistemin politik ne një sistem qe do te perligjte, qe kriminalizimi ka kapur cdo qelize. PS ka në dorë që të na ndihmojë. S’ka alternativi tjetër, shkuarje drejt zgjedhjeve lokale dhe te pergjithshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: