Një zjarr i madh ka shpërthyer pak momente më parë në Ziria, Achaia, në një zonë pyjore.

Sipas mediave greke, zjarri po përhapet me shpëjtësi për shkak të erërave të stuhishme,duke krijuar një front shumë të madh.

Sipas informacioneve, u dha një urdhër për evakuimin e fshatrave Ziria dhe Ano Ziria, si dhe ndalimi i kalimit të automjeteve në Rrugën Kombëtare, në lartësinë e Drepanos.

F3

Mediat lokale raportojnë se shumë banorë të Kato Ziria po përjetojnë probleme të frymëmarrjes. Njësitë e EKAB nxitojnë në vend për të ofruar ndihmë.

 

Sipas zjarrfikësve, 18 zjarrfikës janë mobilizuar me 9 automjete, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore.

F2

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: