DURRËS

Altin Doci, i dënuar më parë për trafik droge është një prej të arrestuarve për vrasjen e vëllezërve Haxhia por edhe të atentatit të 2 marsit në Durrës.
Ai u shoqërua pasditen e djeshme në Tiranë për kundravajtje teksa shoku i tij, 22- vjeçari K.A, ishte arrestuar dhe madje ka pranuar autorësinë.

është pikërisht ky 22- vjeçar i cili ka treguar edhe emrat e grupit të vrasësve që çoi dhe në arrestimin e Altin Docit.
Gazetarja Dorjana Bezat ndërkohë raporton se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës me një grup kriminal.

Vetë vëllezërit Haxhia ishin trafinaktë droge të brendshëm por që sillnin edhe nga jashtë vendit dhe ishin bashkëpuntorë me Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian që u vranë më 2 mars po nga këta persona.
Mësohet se ky grup kriminal ka qenë nën vëzhgim nga Policia prej ditës së vrasjes dhe mjaftoi 22- vjeçari i arrestuar që të dilnin autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb