Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka përfunduar, teksa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar rialokimin e fondeve për shërbimet spitalore.

Manastirliu deklaroi se në kuadër të politikave për mbështetjen e financimit të pagave për personelin mjekësor dhe infermieror, buxheti i shtetit ka alokuar 1.3 miliardë lekë drejt buxheteve të spitaleve.

Ajo shtoi se me investimet e bëra ndër vite, është vendosur të krijohet rezerva e  nevojshme që t’i atribuohet çdo spitali në vend buxheti i nevojshëm për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të tjera.

“Ndër vendimet e rëndësishme që u morën sot kemi një vendim për rialokimin e fondeve për shërbimin spitalor. Në kuadër të politikave qeveritare për mbështetjen e financimit të pagave për personelin mjekësor dhe infermieror, buxheti i shtetit ka alokuar 1.3 miliardë lekë për këtë rritje, e cila vjen në buxhetin spitalor nga ai shtetëror.

Me investimet e bëra në këto vite, kemi vendosur të krijojmë rezervën e  nevojshme që t’i atribuojmë çdo spitali në vend buxhetin e nevojshëm për mbulimin e pagave që tanimë janë rritur dhe shpenzimet e tjera.

Nga ana tjetër jemi të dedikuar të mbështesim shërbimin spitalor me një buxhet që zgjeron gamën e ndërhyrjeve dhe përgatitet për të ofruar shërbime të reja. Buxhetet po alokohen për të bërë të mundur mbështetjen e gjithë procedurave”, u shpreh Manastirliu ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb