Apeli i kryeinfermieres së Spitalit Infektiv: Akoma përballemi me përbindëshin virus, një maskë ndan çdo gjë nga e keqja

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Stefa i është drejtuar me një apel qytetarëve shqiptarë për të ndihmuar personelin shëndetësor duke përdorur maskat për tu mbrojtur nga COVID-19.
Sipas Stefës, lufta është e ashpër brenda spitaleve dhe stafi shëndetësor është në mëdyshje me popullin pasi ky i fundit nuk ia ka besuar diçka të tillë.

Më tej ajo thotë se duhet sensibilizim pasi tashmë Shqipëria është në një fazë të pashpjegueshme.

”Akoma përballemi me përbindëshin virus. Jemi në një fazë që as vetë s’dimë si ta shpjegojmë. Jemi në mëndyshje me popullin. Spo na i besojnë një gjë të tillë. Virusi është një përbindësh dhe jemi të alarmuar. Jo se ka munguar ndonjë gjë. Ne jemi në këmbë. Jemi të lodhur se jemi njerëz por kështu do qëndrojmë deri në fund. Të gjithë bashkë. Por të gjithë duhet të sensibilizohen. Një maskë ndan çdo gjë nga e keqja. Një maskë shpëton një jetë njeriu. Populli të na mirëkuptojë me këtë pjesë. Lufta është shumë e ashpër. Duhet sensibilizim që të jemi më të sigurtë.”- tha Merita Stafa.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb